MISIONI

Për ta përmbushur misionin e saj, shoqata do të ndërmarr, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitetet e poshtëshënuara:
1. Kontaktimi me autoritetet komunale dhe qëndrore lidhur me problemet e ndryshme të zejtarëve dhe afaristëve prizrenas;
2. Mbrojtja juridike dhe institucionale e zejtarëve dhe afaristëve prizrenas;
3. Ofrimi i ndihmës profesionale lidhur me normativat ligjore ekzistuese;
4. Promovimi i zejtarëve dhe afaristeve , prodhimeve dhe shërbimeve të tyre;
5. Kujdesi dhe zhvillimi harmonik dhe koekzistent i artizanateve tradicionale;
6. Avansimi i bizneseve të vogla dhe të mesme;
7. Edukimi dhe trajnimi i zejtarëve dhe afaristëve si dhe stafit udhëheqës të tyre;
8. Organizimi i këshillimeve dhe seminareve për zejtar dhe afarist;
9. Shqyrton,propozon ide që kanë të bëjnë me rregullore dhe ligje lidhur me ekonomin e vendit ,me qëllim të mbrojtjes së subjekteve afariste si dhe harmonizon interesat e tyre me pushtetin vendor dhe qendror;.
10. Përcjell interpretimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore që regullojnë afarizmin;
11. Angazhon bashkëpunëtorët e jashtëm nga institucionet profesionale, për çështjet konkrete rreth elaborateve për punë hulumtuese dhe zhvillimore;
12. Aftësimi i kuadrave të reja për punë praktike, nga fushëveprimtaria e zejtarisë si dhe ndihmesa në punë praktike per nxënësit si dhe per kuadrin e posadiplomuar;
13. Asistencën dhe ndërmjetësimin e shtresave të mesme të popullsisë në Ballkan dhe Europën Juglindore përmes Zyres sonë-degë e Zyres Ballkanike me seli në Sofje të Bullgarisë) në bashkëveprim me Odën Zejtare të Koblencit të Gjermanisë;
14. Ndërmjetësimin në hartimin e projekteve për veprimtaritë e ndryshme me ndihmën e Odës Federale të Austrisë me seli në Vienë.
15. Si anëtare e përheshme edhe në Odëm Ekonomike të Kosovës ka bashkëpunim të plotë lidhur me aktivitetet zejtare dhe afariste.