Rreth Nesh

Ndryshimi formohet nga ne dhe jo vetvetiu

Rreth Nesh

Nuk është vështirë të qëllohet, ngase gurëthemelet i ka shumë të lashta dhe me traditë shumë të vjetër, është vazhdimësi e traditës zejtareqë ka funkcionuar që nga viti 1946, dhe në vazhdimësi iu ka përballuar sfidave të ndryshme të kohërave.
Pra është vazhdimësi e traditës zejtare qysh nga kohërat ilire, dhe të esnafëve prizrenas që ka funkcionuar qysh nga mesjeta, ku shkathtësia e zejtarëve prizrenas e në veqanti e argjentarëve, skalitësve, gurëgdhendësve dhe pushkatarëve ua kalonte dukshëm aftësitë e mjeshtërve të rëndomtë.
Qysh në ato kohërat të lashta, por të bujshme në Prizren mbaheshin nga katër panaire në vit, në të cilët merrnin pjesë zejtarët dhe tregtarët nga të gjitha viset e Ballkanit.Kulminacionin e zhvillimit të zejtarisë dhe tregtisë Prizreni e arriti në vitin 1870 kur kishte mbo 1300 punëtori zejtare dhe tregtare, në të cilin ushtroheshin mbi 60 lloje të ndryshme zeje.
Aktualisht tani në Prizren veprojnë 4.900 biznese,prej tyre 2.200 biznese ushtrojnë veprimtari zejtare prodhuese dhe shërbyese, gjersa pjesa tjetër merret me tregëti. Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit(SHZAP) pas luftës në Kosovë është rikonstituar-themeluar në vitin 2003 si OJQ(NGO) joprofitabile me nr.regjistrimi 5102131-2 sipas dispozitës 2.2. të Rregullores së UNMIK-ut nr.1999/22, e cila tani i bashkon zejtarët dhe afaristët për të realizuar synimet dhe qëllimet e përbashkëta.
Në cilësinë e OJQ-së SHZAPI ka Bordin e Drejtorëve(Kryesinë), kryetarin, nënkryetarin, arkatarin dhe zëdhënsin e saj të zgjedhur nga Kuvendi gjithëpërfshsirës dhe multietnik të zgjedhur me vota të lira dhe demokratike, dhe që të gjithë punojnë dhe veprojnë mbi bazat vullnetare dhe pa kompenzime.Ajo ka të punësuar dhe me kompenzim, sekretarin dhe punëtorin ndihmës të administratës. Kryesia e parë e Bordit është zgjedhur në vitin 2003, e cila kryesi funksionet e saja i ka ushtruar gjer në shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe gjithëpërfshirëse të organizuar mbi baza demokratike dhe konform Statutit të saj nga Kuvendi i Anëtarëve të SHZAP-it të mbajtur me 04.04.2009.
Kryesia e re menjëherë pa hezitime duke iu përgjgejur nevojave kohore si dhe sygjerimeve të Zyres Ballkanike në Sofje dhe të Dhomës Zejtare të Koblencit, duke u bazuar në moton:është koha e ndryshimeve dhe dominimit të kualitetit” sepse pa një rol aktiv të gruas zejtare dhe afariste nuk ka prosperitet politik e as ekonomik, në çdo shoqëri demokratike, me propozimin e Kryetarit të SHZAP-it dhe të bashkëpunëtorëve të tij konstituan edhe Departamentin e Gruas Zejtare dhe Afariste e cila do të veprojë nën ombrellën e SHZAP-it.
Departamenti i Gruas e ka zgjedhur Bordin e saj, kordinatoren, zëvendëskordinatoren dhe arkateren e saj. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës si shtet sovran i pavarur dhe demokratik u nisë në rrugën e zhvillimit të pavarur dhe të afirmimit të saj në bashkimin Evropian dhe krahas saj gjendet para sfidave të reja. Vendi ynë duhet të kalojë një rrugë të gjatë të zhvillimit në fushën e ekonomisë dhe të ndërtimit infrastrukturor. Kjo vlen edhe për zhvillimin e ndërrmarjeve të vogla(NV) dhe ndërmarrjeve të mesme(NM) dhe të zejtarisë moderne që të arrihet niveli i ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të organizatave të tyre me vendet fqinje ballkanike dhe të kalohet rruga drejt nivelit të tyre sipas standardeve europiane. Është më se e nevojshme që të krijojmë organizata që ofrojnë shërbime dhe lehtësojnë çasjet në projektet ndërkombëtare. Ky nuk është një proces i lehtë për shtetin tonë të ri edhe pse kemi vullnetin dhe vendosmërinë që ne e kuptojmë sa të dobishme dhe të çmueshme mund të jenë ndihma dhe përvoja e vendeve që kanë kaluar rrugën drejt afirmimit të shtresës së mesme të popullsisë si faktor i rëndësishëm ekonomik.Prandaj Shoqata jonë i është drejtuar me kërkesë Ministrisë Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim duke inicuar një projekt dypalësh në mes organizave zajtare në Kosovë dhe të Dhomës së Zejtarëve në Koblenc të Gjermanisë, e cila ka përvojë të pasur me vendet që po referohen në Europën Juglindore.Dhoma e Zejtarëve të Koblencit u përqëndrua në shoqatat zejtare të Kosovës, por roli prijës iu dha shoqatës sonë, saktësisht SHZAP-it, për shkak se te ne konstatuan një aktivitet të bujshëm dhe aktiv në një regjion të njohur me tradita zejtare në tërë Ballkanin.
Koncepti ynë i përbashkët parasheh që SHZAP-i të bëhet bërthama e strukturës së tërësishme për qeverisjen e zejtarisë në Kosovë.Duke u nisur nga motoja se është koha e ndryshimeve dhe domosdoshmërisë së dominimit të vlerave në vendimarrje kualitative, me siguri se anëtarësia e SHZAP-it dhe Zyres Ballkanike Për Asistencë të Shtresave të Mesme të Popullsisë në Ballkan kanë qenë prioritetet dhe interesat tona që të anëtarësohemi në këtë Shoqatë joprofitabile e cila tani ka edhe statusin edhe të Zyres ndërlidhëse Ballkanike për asistencë të shtresave të mesme të popullsisë në Ballkan dhe Europën Juglindore.Ne jemi organizata e 20-të në Ballkan dhe në Europën Juglindore me autoritetet e komunikimit me bizneset dhe përfaqësuesit e bizneseve në Ballkan dhe Europën Juglindore përmes organizimit permanent të seminarëve , takimeve të ndryshme në të cilat takime mund të parcipitojmë edhe ne si Shoqatë dhe zyre ballkanike me përfaqësuesit tonë të biznesit varësisht nga temat e zejeve dhe veprimtarive që shtjellohen në takime dhe seminare, për ç’ka me kohë njoftohemi për vendin dhe agjendën e temave që trajtohen.
Pra qëllimi imediat i këtyre temave apriori është: shkëmbimi i përvojave, lidhja e urave afariste në mes të bizneseve në Ballkan dhe në Europën Juglindore me qëllim të plasimit sa më të lehtë të produkteve, sigurimit të repromaterialit dhe sigurimin e tregut të ardhshëm për ekportimin e produkteve dhe të mirave materiale jashtë Republikës së Kosovës që paraqet sfidë dhe nevojë imediate ekzistenciale për bizneset tona. Pra, numri, laramania e zejeve, veprimtarive dhe ideve është imperativ dhe domosdoshmëri e kohës, që të na bashkangjiteni që së bashku të punojmë për neve, familjet tona si dhe në përgjithsësi për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

ANËTARËSOHU SOT

Bëhuni pjesë e ndryshimit dhe zhvillimit. Shzap do të jetë në përkujdesin e vazhdueshëm të qëllimeve dhe interesave të përbashkëta.