Të nderuar dhe shumë të respektuar zejtarë dhe afaristë të komunës së Prizrenit,

Zonja dhe Zotërinjë,

Kemi nderin dhe kënaqësinë që t’ju informojmë se Kyresia e SH.Z.A.P me përkushtim më të madhë është duke vazhduar traditën e ndritshme të qenit gardian në ruajtjen dhe ambasador në promovimin e interesave të zejtarëve dhe afaristëve në komunën e Prizrenit.

Me një mobilizim dhe angazhim të vazhdushëm në vitin 2016 kryesia e re ka arritur që të kthej namin dhe autoritetin e Shoqatës tek anëtarësia dhe përsëri zejtarët dhe afaristët t’i mbledhim nën një ombrellë, nën omrellën e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit.

SH.Z.A.P duke rritur numrin e anëtarëve dhe duke krijuar në kryesinë e SH.Z.A.P një atmosferë të këndshme, demokratike, unifikuese dhe mbi të gjitha një atmosferë pune për çka kemi fituar edhe besimin e anëtarëve në Kuvend.

Sikur të gjitha këto të arritura dikujt i pengojnë dhe në mënyra nga më të ndryshmet mundohen të rrëzojnë të gjitha këto të arritura duke sakrifikuar interesat e përgjithshme të zejtarëve dhe afaristëve për interesat e tyre të ulëta personale, grupore apo interesat e personave të tretë servilët e të cilave janë. Keto deklarime kanë shkuar edhe me larg ku kanë dhëne deklarime të pa baza, kinse për falsifikim si dhe mënyrën e zgjedhjes së kryesisë dhe të kryetarit.

Ne kryesia e SH.Z.A.P, të gjithë këtyre qëllimkëqinjëve i’u bëjmë me dije se në mënyrë më të mirë dhe me profesionalizëm do t’ju përgjigjemi besimit të anëtarësisë për mbrojtjen e interesa të tyre. Deri në ditën e fundit të mandatit tonë duke mos kursyer asgjë nga vetja jonë.

Ne si shoqatë do të angazhohemi të japim kontributin tonë me qëllim që të ruajmë zejtarinë, avansojmë prodhuesit dhe afaristët tone. Po ashtu:

  • Do të luftojmë për krijimin e kushteve sa më të mira dhe rrethanava sa më lehtësuse për zejtarët dhe afaristet e Prizrenit.
  • Fokus i veqantë do të jetë prodhuesi vendor, pasiqë prodhimet vendore janë lokomotivë e zhvillimit ekonomik të një vendi dhe meritojnë më shumë vëmendje,
  • Me këmbëngulje do të kërkojmë heqjen e taksave të padrejta komunale për firmat e afaristëve të Prizrenit,
  • Të ngopur me premtime elektorale që njëherë e përgjithmonë të ndërtohet Zona Industriale, të krijohen vendet e punës dhe sadopak të zbutet papunësia dhe varfëria,
  • Të vazhdojmë të angazhohemi në aftësime profesionale aty ku mungojnë kuadro profesionale,
  • Të shfrytëzojmë takimet tona me afaristët e huaj që të ftojmë ata të krijojmë memorandum bashkëpunimi me afaristët tonë apo të investojnë ata në Kosovë.

 

Shoqata jonë i ka dyert të hapura për secilin që ka ide pozitive dhe vullnet për zhvillimin e zejtaris dhe afarizmit në Prizren dhe më gjërë.

 

Të nderuar zejtarë dhe afaristë, i gjithë potenciali ynë intelektual, fizik, material dhe moral është në shërbimin tuaj