Shërbimet Tona

Në kushtet e vështira ekonomike nëpër të cilat sot po kalon afarizmi aktual, Shërbimi profesional i SH.Z.A.P.-it për lehtësimin e punëve dhe kursimin e kohës për anëtarët e sajë të anëtarësuar mund të kryejë këto shërbime të poshtëshenuara:
1. Ushtrimin e propozimeve, parashtresave dhe ankesave në kontestet administrative;
2. Regjistrimin e bizneseve, ndryshimeve të bizneseve, ndryshimin e adresave të subjekteve afariste, ndërrimin e pronarëve të subjekteve, shuarjen e bizneseve, pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë;
3. Përpilimin e kontratave të ndryshme;
4. Përpilimin e kërkesave, deklaratave, propozimeve,etj;
5. Ofrimin e këshillave në lidhje me tatimet dhe taksat tjera publike të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Administratës Komunale të Prizrenit;
6. Përfaqësimi i interesave të zejtarëve dhe afaristëve të Prizrenit në konteste;
7. Ofron shërbimet e informimit publik lidhur me problemet dhe shqetësimet e zejtarëve dhe afaristëve të Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve;
8. Për anëtarët e saj kërkon informata nga organet kompetente gjegjëse;
9. Organizon dhe merr pjesë në trajnime, seminare, panaire për anëtarët e saj si në nivelin vendor ashtu edhe atij ndërkombëtar.
10. Shoqata vepron edhe si Zyre Ballkanike për Asistencë të shtresave të mesme për Ballkan dhe Europën Juglindore;
Për çdo paçartësi, këshillë apo nevojë ju lutemi të kontaktoni zyret tona të cilët gjenden në rr.Qendra Zejtare p.n.(prapa shtëpisë së mallërave), në telefonat kontaktues apo nëpërmjet postës elektronike: [email protected]