Trajnimi është i organizuar dhe dizajnuar nga Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit së bashku me universitetin e Yalovës nga Turqia, si dhe në konsulltim me bizneset e Hotelierisë dhe Restaurantëve.

Ligjerues do të jenë profesorët nga Universiteti i Yalovës që kanë përvojë teorike dhe praktike në lëminë e hoteleve dhe restauranteve në tregun dhe shërbimet e hotelerisë në Turqi.
Të drejt pjesëmarrjeje në trajnim kanë kandidatët të cilët dëshirojnë të mësojnë për shërbimet hotelierie ose ata të cilët aktualisht punojnë dhe dëshirojnë të ngrisin aftësit e tyre në lëminë e shërbimeve hoteliere.

Trajnimi mbahet në këto module:
– Moduli i Kuzhinës
– Moduli i Kamarierëve
– Moduli i Recepcionistëve
– Moduli i Menaxhimit të Hoteleve

FAZA I:            – Trajnimi fillon nga data 10 qeshor deri 20 qeshor 2017.
– Çmimi për modul është vetëm 50 euro.
– Regjistrimi bëhet në zyret e SHZAP-së.

FAZA II:          – Dhjetë kandidatët më të suksesshëm nga trajnimi i fazës së parë do të udhëtojnë në Turqi për t’u trajnuar nga ligjeruesit e Universiteitit. Trajnimi do të jetë kryesisht praktik në ambiente pune (në hotelet dhe restaurantet më renome në Yalova).
– Të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Turqi do të mbulohen nga universiteti i Yalovës (përvec slipenzimeve të udhëtimit).
Pas përfundimit të trajnimit do të ndahen qertifikatat.